Erërat e forta rrëzuan shtyllat elektrike, këto vende mbesin në ‘terr’ (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
14:05 | 17 December 2017
Erërat e forta të ditëve të fundit, përveç dëmeve tjera kanë shkaktuar mbi 100 prishje në rrjetin elektrik, duke bërë që shumë vende të mbesin pa energji elektrike.
KEDS thotë se janë mbi 80 prishje në rrjetin e tensionit të mesëm, por ka prishje edhe në tensionin e ulët, me të cilin po merren edhe sot.
Zëdhënësi i KEDS-it, ka thënë se të afektuara janë shumë zona anekënd Kosovës, por më i dëmtuari është rajoni i Pejës, veçanërisht Deçani.
Sipas tij, janë shkaktuar rreth 80 prishje në rrjetin e Tensionit të Mesëm (10 kilovolt), por janë sanuar falë mobilizimit dhe angazhimit të madh të te gjithë punëtorëve të mirëmbajtjeve dhe prishjeve në KEDS.
“Me qëllim që të kthehet energjia elektrike sa më parë për konsumatorët, KEDS ka angazhuar edhe konstraktorë privat. Sot, në rajone të ndryshme gjendja është përmirësuar dhe ka furnizim stabil, pos në rajonin e Pejës ku po punohet në sanimin përfundimtar të prishjeve. Ka prishje edhe në Tensionin e Ulët, me të cilat prishje po merremi edhe sot”, ka thënë ai.
Sa i përket Deçanit dhe fshatrave për rreth, Buxhala ka thënë se kjo është komuna më e afektuar por prishjet janë duke u sanuar.
“Ka me dhjetëra shtylla të thyera, të cilat po zëvendësohen. Por, ju duhet ta dini se kjo merr kohë sepse KEDS kur ka prishje apo ndonjë avari fillimisht duhet të eliminojë çdo rrezik”, ka thënë ai.
eliminojë çdo rrezik”, ka thënë ai./Indeksonline/








T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...


































