Erërat e forta në Prishtinë, ekipet mbrëmë intervenuan në disa raste e sot në gjendje gatishmërie
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 11 February 2024
Ekipet për siguri dhe emergjencës por edhe zjarrfikësit kanë intervenuar mbrëmë në disa raste në lagjet e Prishtinws, e që ishin si pasojë e erërave të forta. Kurse, sot kur edhe janë paralajmëruar rreziqe për shkak të erërave, është bërë edhe njëherë izolimi i ndërtesës së komunës së re në “Arbëri”, në mënyrë që të evitohet çdo rrezik si për qytetarët, ashtu edhe gjërat materiale.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët se sot do të ketë erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h, prej të cilave do të ketë edhe dëme materiale.
“Ashtu siç e kemi paralajmëruar mbrëmë edhe në postimin që e ka bërë kryeqyteti dhe drejtoria për siguri dhe emergjenca dhe sipas Institutit Meteorologjik, sot në Kosovë por edhe në Prishtinë, parashihet që të godasin era të forta lokale dhe për këtë arsye ne i kemi marrë të gjitha masat dhe kemi njoftuar edhe qytetarët, kemi mobilizuar të gjitha ekipet.
Mbrëmë deri në orët e vona të mesnatës kemi pasur disa intervenime nëpër qytet, sot kemi bërë edhe njëherë izolimin e ndërtesës së komunës së re në “Arbëri”, për arsye se janë duke vazhduar punime në çatinë që është rrëzuar në muajin e kaluar, në mënyrë që të evitojmë çdo rrezik si për qytetarët dhe për të mirat materiale. Të gjitha ekipet e drejtorisë për emergjenca, zjarrfikës janë në gjendje gatishmërie për çdo rast që mund të ndodhë në kryeqytet,” thotë Fushtica.
Fushtica shprehet se mbrëmë ekipet e emergjencës kanë qenë në teren, pasi që qytetarët kanë lajmëruar për disa dëme në disa lagje të Prishtinës.
“Ne i kemi pasur disa raste në disa lagje, kemi pasur incidente apo dëme të vogla të izoluara por me intervenimin e shpejtë të drejtorisë dhe zjarrfikësve janë evituar me kohë, kemi pasur një rast në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku në orën 1:00 të mesnatës, qytetarët kanë lajmëruar se një llamarinë ka dashur të rrëzohet nga kulmi, kemi dalur me ekipe dhe është evituar rreziku,” shprehet ai.
Përndryshe, më 18 janar, nga erërat e forta është shembur kulmi i ndërtesës së Komunës së re, ku një 23 vjeçare është lënduar rëndë si pasojë e saj. Ajo është trajtuar në mjekimin intensiv, e cila ka qenë në gjendje kome, por për fat të mirë, gjendja e saj ka filluar të përmirësohet.
Në çdo rast rreziku, raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44. /KP/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...