Lajme

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 28 March 2023

Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike. Rajoni më i prekur është ai i Pejës, njofton KEDS.

KEDS thotë se ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendje.

Njoftimi i plotë i KEDS:

-Advertisement-

Për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.

Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës.

KEDS ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera