Lajme

Erdogani do të vizitojë Kosovën menjëherë pas formimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 14 July 2017

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka thënë sot se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të vizitojë së shpejti Kosovën.

Këtë deklaratë, Kiliç e bëri gjatë një konference për media me rastin e shënimit të një vjetorit të tentim grusht-shtetit në Turqi.

Kiliç tha se duhet të pritet që Kosova të formojë institucionet e saj pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe më pas një vizitë e Erdoganit mund të ndodh menjëherë.

-Advertisement-

“Në Kosovë është në proces themelimi i Qeverisë, uroj që Kosova do të përparoj në ardhmërinë e saj dhe bashkë me miqtë e saj do të ketë pranë edhe Turqinë. Presidenti Thaçi vitin e kaluar ka qenë në Turqi dhe urojmë që në një afat shumë të shkurtër ta realizoj një vizitë edhe presidenti Erdogan në Kosovë. Pasi që të themelohet Qeveria urojmë që shumë shpejt të bëhet kjo vizitë”, ka thënë ambasadorja turke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera