Lajme

Erdogani i sfidon të gjithë, çon ushtarët në Katar

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 08 June 2017

Parlamenti turk miratoi mbrëmë një projekt-ligj që autorizon vendosjen e trupave në një bazë ushtarake turke në Katar.

Baza ëshë ngritur disa muaj më parë, por kriza me vendet e Gjirit e ka bërë që të përshpejtohet ky hap.

Turqia ka lidhje të ngushta me Katarin edhe për shkak se mbështesin të dyja Vëllazërinë Myslimane, një ndër shkaqet se përse vendet e Gjirit janë duke i bërë presion këtij shteti.

-Advertisement-

Ky veprim i ri duket se është ndërmarrë për të mbështetur Katarin, ndërkohë që përballet me izolimin diplomatik dhe tregtar nga disa nga fuqitë më të mëdh të Lindjes së Mesme.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Jemeni, Libia dhe Maldivet prerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke pretenduar se ai “mbështeste terrorizmin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera