Lajme

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiqin, flasin për zhvillimet në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 31 May 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një njoftim të Presidencës turke, përmes rrjetit social Twitter, bëhet e ditur se në këtë bisedë telefonike është diskutuar për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Gjatë bisedave [telefonike] ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Presidenti Erdogan ka theksuar se theksoi se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.

Nga 26 maji, në veri të Kosovës serbët po protestojnë, pasi po atë ditë, kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera