Lajme

Erdogan: Vizita në SHBA, moment historik

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 12 May 2017

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur i bindur se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të shënojë një “moment historik”, në marrëdhëniet mes dy aleatëve të NATO-s, që tashmë janë të tensionuara.

Turqia është zemëruar nga vendimi i Uashingtonit për të furnizuar me armatim grupin e kurdëve sirianë, të njohur si YPG, të cilin, Ankarajae konsideron grup terrorist.

YPG lufton kundër grupit militant Shteti Islamik.

-Advertisement-

Erdogan ka thënë sot se ai shpreson sebisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump, që do të zhvillohengjatë vizitës së tij në SHBA më 16 dhe 17 maj, do të çojnë drejt ndryshimit të vendit të SHBA-së.

Ai në një konferencë për media ka thënë se beson se Shtetet e Bashkuara janë në një “periudhë tranzitore” dhe se një vendim i tillë. Për të armatosur YPG-në, daton nga politikat e administratës paraprake.

Erdogan gjithashtu ka thënë se do të kërkojë ekstradimin e klerikut turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se e ka planifikuar grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar.

Gueln, i cili jeton qe një kohë të gjatë në SHBA, ka mohuar çdo përfshirje në puçin e vitit 2016.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera