Erdogan: Vazhduam përpjekjet për zbutjen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 10 January 2023
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdogan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë.
“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan, shkruan Anadolu Agency.
Kujtojmë se për 20 ditë me radhë, në dhjetorin e vitit të kaluar, grupe të serbëve lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.
Dejan Pantiq, sipas autoriteteve, dyshohet për organizimin e sulmit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Por, vendimi i autoriteteve gjyqësore në Kosovë më 28 dhjetor për t’ia ndërruar Pantiqit masën e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak, hapi rrugë heqjes së barrikadave. Pas kësaj, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë deklaruan se kërkesat e tyre për heqjen e barrikadave ishin plotësuar.

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...