Erdogan: Turqia mund të shqyrtojë anëtarësimin e Finlandës në NATO para Suedisë
Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 29 January 2023
Mes tensioneve në rritje me Stokholmin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha sinjale të dielën se Ankaraja mund të bjerë dakord që Finlanda të anëtarësohej në NATO para Suedisë.
“Ne mund të dërgojmë mesazhe të ndryshme lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe Suedia mund të befasohet nga mesazhi ynë.
Por, Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime që bëri Suedia”, tha zoti Erdogan gjatë një fjalimi televiziv të dielën.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar dhe kanë nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të aleancës ushtarake. Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
Turqia thotë se Suedia strehon militantë kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), të cilët kanë marrë pjesë në kryengritjen e armatosur kundër shtetit turk më 1984. PKK është një parti e paligjshme në vend.
“Ne kërkuam nga Suedia ekstradimin e 120 terroristëve nga vendi i tyre. Nëse ata nuk ekstradohen, atëherë na vjen keq për këtë”, tha Presidenti turk duke iu referuara marrëveshjes së vitit të kaluar me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e tyre në NATO.Turqia pezulloi bisedimet e anëtarësimit në NATO me Suedinë dhe Finlandën javën e kaluar pas një proteste në Stokholm gjatë së cilës një politikan i ekstremit të djathë, dogji një kopje të Kuranit.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...