Lajme

Erdogan: Turqia do të mbrojë trashëgiminë e Ajasofjës

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 15 July 2020

Duke e rikthyer përsëri në rrënjët e saj, Turqia do të mbrojë trashëgiminë kulturore të Ajasofjes ashtu si vepruan paraardhësit e saj, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përderisa e bëjmë Ajasofjan përsëri të përshtatshme me themelimin e saj, ne do të ruajmë tiparin e saj të trashëgimisë kulturore ashtu si vepruan paraardhësit tanë”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kompleksin presidencial. Ne e shndërruam Ajasofjan në një muze (në vitin 1934) me një vendim të gabuar dhe ne po e kthejmë përsëri atë në një xhami”.

Erdogan theksoi se ka katër deri pesë herë më shumë vende adhurimi në Turqi për jo-muslimanët sesa Evropa ka për myslimanët.

-Advertisement-

“Mesatarisht ka një faltore për 460 jo-muslimanë, ndërsa mesatarisht ka një faltore për 2.000 muslimanë në Evropë”.

Javën e kaluar, një gjykatë e lartë turke anuloi një dekret të kabinetit të vitit 1934, i cili e kishte shndërruar Ajasofjen në një muze.

Ky aktgjykim nga Këshilli i Shtetit hapi rrugën e përdorimit të saj përsëri si xhami pas një ndërprerje 85-vjeçare.
Para kësaj, ajo ka qenë xhami për pothuajse 500 vite.

Gjykata vendosi që perla arkitektonike ishte në pronësi të një fondacioni të krijuar nga Sulltan Mehmeti II, çliruesi i Stambollit, dhe i është paraqitej komunitetit si një xhami, një status që nuk mund të ndryshohet ligjërisht.

Ajasofja u përdor si një kishë për shekuj nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Ajo u shndërrua në një xhami pas çlirimit të Stambollit në vitin 1453. Në vitin 1935, Ajasofja u shndërrua në një muze.

I pari i shtetit turk tha se kompleksi historik do të jetë gati për adhurim nga namazi i Xhumasë më 24 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera