Erdogan thirrje Gjermanisë: Mos na kërcënoni
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 23 July 2017
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan kritikoi sërish Gjermaninë të dielën duke thënë se politikanët gjermanë nuk duhet të bëjnë kërcënime të bazuara në lajme të rreme, ndërkohë që përplasja mes dy vendeve sa vjen e përshkallëzohet.
I pyetur për një letër të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, botuar në të përditshmen gjermane “Bild”, ai tha se investimet gjermane në Turqi nuk janë në shënjestër të operacionit të nisur pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit të kaluar.
“Nuk ka asnjë lëvizje të tillë kundër kompanive gjermane. Ne kemi kompani gjermane që kanë më shumë se 100 vjet që operojnë në Turqi, si Siemens dhe Bosch. A ka ndonjë lëvizje kundër tyre? Jo. Ndaj, askush nuk duhet të përhapë lajme të rreme dhe të bëjë kërcënime bazuar mbi lajme të rreme”, tha Erdogan.
Në një letër në gjuhën gjermane dhe turke, të botuar në të përditshmen gjermane “Bild”, ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel tha se Gjermania nuk ka asgjë me turqit, por nuk mund të qëndrojë indiferente ndërsa qytetarë gjermanë burgosen. Turqia ka arrestuar gjashtë aktivistë të të drejtave të njeriut, mes të cilëve një gjerman, nën akuzën se kanë mbështetur një organizatë të armatosur terroriste.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...