Lajme

Erdogan telefonon Osmanin, tregon se çfarë i ka thënë

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 05 April 2021

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka njoftuar se sot e ka telefonuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, të cilën e ka uruar për pozitën e saj të re, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Erdogan ka thënë se me presidenten e re të Kosovës ka folur për çështje rajonale dhe bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Sot pata një telefonatë me presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe i urova. Në bisedën  me z. Osmani-Sadriu, diskutuam për çështjet rajonale dhe marrëdhëniet Kosovë – Turqi”, ka shkruar Erdogan në Facebook.

-Advertisement-

Erdogan ka thënë se marrëdhëniet Kosovë – Turqi, të cilat ai i quan vëllazërore, do të forcohen edhe më tej.

“Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, unë shpreha bindjen time se miqësitë historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë mes Turqisë dhe Kosovës do të forcohen edhe në epokën e re. Në këtë bisedë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, ka shkruar presidenti turk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera