Lajme

Erdogan sonte në Beograd, të jashtëzakonshme masat e sigurisë për të

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 09 October 2017

Vizita e Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan në Beograd do të përcillet me masa të jashtëzakonshme të sigurisë.

Erdogan, i cili arrin sonte në një vizitë dy ditore në Serbi, do të ketë së paku 50 truproja personale, raporton Novosti.

Në një delegacion të madh, i cili do të arrijë më disa aeroplanë, duke përjashtuar 185 biznesmenë, do të ketë gjithashtu tetë ministra turk.

-Advertisement-

Gjithashtu raportohet se përpos masave të larta të sigurisë që ai posedon nga shteti i tij, në shërbim të sigurisë së tij do të jenë edhe 3 mijë policë serb shtesë.

Ndërkohë shteti turk ditë më parë ka dërguar ekipet e njerëzve si pararendës, të cilat kanë për detyrë të kontrollojnë çdo vend dhe rrugë ku do të kalojë presidenti turk.

“Forcat Speciale turke janë ndihmë e madhe dhe do të jenë ndihmë e madhe për mijëra kolegë serbë. Në këtë punë do të përfshihen edhe SAJ, Xhandërmëria, Cobra si dhe Drejtoria e Serbisë dhe Ministrisë së Brendshme”, thuhet në raportin e mediave serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera