Lajme

Erdogan shkon në Gjermani për t’i përmirësuar raportet

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 23 September 2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do ta vizitojë Gjermaninë.

Ai me këtë vizitë po shpreson të përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve, duke i dhënë fund tensioneve.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani, u tha sot gazetarëve presidenti turk, raporton Dpa.

-Advertisement-

Erdogan do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier. Ai pritet të takohet dy herë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në hapjen e një xhamie në Këln.

Për muaj të tërë, Turqia dhe Gjermania kanë tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Ankaraja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera