Lajme

Erdogan reagon pas bombardimeve: Objektivi i radhës është Mirbej

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 21 January 2018

Ushtria turke konfirmoi sot fillimin e një ofensive tokësore dhe ajrore në veri të Sirisë kundër një ushtrie kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste.

Turqia filloi një ofensivë tokësore kundër një ushtrie kurde në rajonin e Afrines, në veri të Sirisë, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, një perspektivë parë me shqetësim nga Uashingtoni.

“Operacioni Afrine filloi de facto në terren”, dekalroi Erdogan në një fjalim televiziv.

-Advertisement-

“Më pas do të jetë Minbej”, shtoi ai duke iu referuar një qyteti tjetër sirian nën kontrollin kurd që ndodhet më në lindje.

“Më pas, hap pas hapi, ne do ta shpëtojmë vendin tonë deri në kufirin irakianë nga ky terror, që po na rrethon”, premtoi ai.

Afrine është një enklavë e mbajtur nga Njësitë për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një ushtri kurde konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste, por aleate e SHBA-së në luftë kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera