Lajme

Erdogan i quan vëllezër shqiptarët dhe serbët

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 12 March 2018

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka përshëndetur Kosovën, në fjalimin e mbajtur sot në Kongresin e 6-të të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.

Erdogan e nisi fjalimin duke përshëndetur shtetet që ai i konsideron mike të Turqisë: Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Krimenë, Bullgarinë, Rumaninë si dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

“Përshëndes vëllezërit e mi në Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Shqipëri. Unë u dërgoj urimet më të përzemërta edhe vëllezërve dhe motrave të mia në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Trakë Perëndimore, Krime, Bullgari, Rumani, në emër të kombit tim”, deklaroi Erdogan, raporton TRT Haber, shkruan Insajderi.

“Ne duam të komunikojmë me vëllezërit tanë në Sarajevë, Shkup, Gumulcine, Kardzhali, Prishtinë dhe Mostar. Gjithmonë them se kufijtë tanë fizikë janë më të vogël se sa kufijtë e botës tonë. Gjysma e zemrës sonë është në Stambolli, Dijarbakir, Trabzon, Antalia dhe Izmir ndërsa është gjysma tjetër është në Alepo, Kirkuk, Jeruzalem dhe Buhara”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Erdogan deklaroi se “ne luftojmë për të shtypurit në mbarë botën aq sa punojmë për vendin tonë dhe kombin tonë.”

Presidenti turk, po ashtu adresoi kritika të ashpra në llogari të NATO-s, nga shkaku i pasivitetit të saj në raport me kërcënimet ndaj Turqisë në aspektin e sigurisë.
“Kur e ka ndërmend NATO të vihet në anën e Turqisë, lidhur me të gjitha zhvillimet në Siri dhe rajon?”, tha ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera