Erdogan për krizën energjetike: Evropa po korr çfarë mbolli
Autori: Gazeta inFokus
06:52 | 07 Shtator 2022
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan tha të martën se Rusia po ndërpret furnizimin me gaz natyror për Evropën, si kundërpërgjigje për sanksionet dhe shtoi se Evropa “po korr atë çfarë mbolli”.
Frika në Evropë është shtuar për mundësinë e një dimri të vështirë, pasi Rusia njoftoi se do ta mbajë të mbyllur tubacionin kryesor që furnizon me gaz Gjermaninë.
Rusia ka ndalur për një periudhë të pacaktuar kohore furnizimin nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1 dhe ka kufizuar ose ka ndërprerë furnizimin e tre tubacioneve të saj kryesore drejt Perëndimit, që kur filloi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt. Gjithashtu, furnizimi me karburant është devijuar drejt lindjes.
“Evropa po korr realisht çfarë mbolli”, u tha zoti Erdogan gazetarëve në Ankara të martën, duke shtuar se sanksionet e shtynë Presidentin Putin të kundërpërgjigjet duke përdorur furnizimin energjitik.
“Putini po përdor të gjitha mjetet dhe armët, dhe më i rëndësishmi nga këto është gazi natyror. Fatkeqësisht, ne nuk do ta dëshironim këtë gjë, por një situatë e tillë po zhvillohet në Evropë”, tha zoti Erdogan.
“Mendoj se Evropa do të përjetojë probleme serioze këtë dimër. Ne nuk e kemi një problem të tillë”, shtoi ai.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, është përpjekur të ruajë ballancën mes Moskës dhe Kievit duke kritikuar sulmin e Rusisë dhe duke i dërguar armë Ukrainës, ndërkohë që ka kundërshtuar sanksionet e Perëndimit dhe ka vazhduar tregtinë, turizmin dhe investimet me Rusinë.
Moska fajëson ndërprerjen e furnizimit me pjesë ndërrimi të shkaktuar nga sanksionet perëndimore, si arsye të ndaljes së furnizimit me gaz nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1. Vendet evropiane e konsiderojnë këtë shpjegim të pakuptimtë, dhe e akuzojnë Rusinë se po e përdor si armë furnizimin me energji në kundërpërgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Moskës për shkak të sulmit në Ukrainë./VOA

T� tjera
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...

































