Lajme

Erdogan, para mijëra qytetarëve në Bursa: Shqiptarët dhe turqit janë një popull

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 21 January 2018

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha mesazhin e unitetit, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.

-Advertisement-

“Ja çfarë dua nga ju. Le të mos e harrojmë Rabia’rim. Përmbajtja e kësaj Rabia është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb.

Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptar”, tha lideri turk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera