Lajme

Erdogan: Nuk na duhet më anëtarësimi në BE

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 01 October 2017

Turqia nuk ka nevojë më për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian por nuk do t’i braktisë në mënyrë njëanshme bisedimet e ngecura për hyrje në bllok, ka thënë sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në parlament.

“Ne nuk do të jemi pala që dorëzohet. Ta them të vërtetën, ne nuk kemi nevojë më për anëtarësim në BE”, ka thënë Erdogan, transmeton Express.

Bisedimet 12 vjet të gjata për anëtarësim në bllok të Turqisë kanë ngecur, me BE-në që në veçanti është kritike ndaj luftës së Ankarasë pas puçit të dështuar të vitit të kaluar. Dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë mësimdhënës dhe gazetarë, janë arrestuar.

-Advertisement-

Qeveria e Erdoganit thotë se shtetet e BE-së kanë dështuar ta vlerësojnë gravitetin e kërcënimit me të cilin u përballë Turqia, dhe se nuk iu përgjigjen kërkesave për t’i ekstraduar të dyshuarit.

“BE-ja na la në baltë në luftë kundër terrorizmit”, ka thënë Erdogan.

Ai ka sugjeruar po ashtu se BE, megjithatë, ka nevojë për Turqinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera