Lajme

Erdogan nesër në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 08 October 2017

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan do të vizitojë Serbi nga data 9 deri në 11 tetor, ku do të takohet dhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Qëllimi bazë i vizitës është përmirësimi i lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra për shtyp e presidencës turke, Erdogan do të shkojë në Serbi pas vizitës së tij në Ukrainë dhe do të mbajë takime bilaterale me Vuçiqin si dhe do të nënshkruajë marrëveshje të ndryshme.

-Advertisement-

Forumi i Biznesit Turqi-Serbi do të mbahet gjithashtu gjatë vizitës së presidentit.

 

Ambasadori serb në Turqi, Danilo Vuçetiç më parë tha se vizita e Erdoganit do të synonte mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe për këtë arsye ai do të shoqërohej nga një grup biznesmenësh.

Presidenti serb vizitoi Turqinë për Kongresin e 22-të Botëror të Naftës, i cili u zhvillua në korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera