Erdogan: Mitsotakis për mua nuk ekziston! Reagon Athina
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 24 May 2022
Me një sulm personal ndaj Kyriakos Mitsotakis dhe siç e cilësojnë mediet greke, dukshëm i irrituar nga rezultatet e vizitës së kryeministrit grek në SHBA, Rexhep Tajip Erdogan ka kaluar në nivel më të lartë të retorikave në marrëdhëniet greko-turke, duke ndërprerë çdo kontakt mes dy vendeve.
“Që tani e tutje, Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj ta takoj. Sepse ne ecim përpara me politikanë me personalitet dhe dinjitet që e mbajnë fjalën. Ne kishim rënë dakord që të mos përfshinim vendet e treta në mosmarrëveshjet tona. Por pavarësisht kësaj, ai në një vizitë në SHBA javën e kaluar foli në Kongres dhe i paralajmëroi të mos na jepnin F-16”, ka deklaruar ai në fjalën e tij pas mbledhjes së kabinetit.
Erdogan ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për praninë e të paktën 10 bazave amerikane në Greqi duke mos kuptuar arsyen e ekzistencës së tyre në një moment që vendi u ka borxh shteteve të BE-së. 400 miliardë euro.
Duke komentuar këtë qëndrim që e ka quajtur ekstrem nga ana e presidentit Erdogan, zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Oikonomou ka theksuar se Greqia nuk futet në një lojë deklaratash me lidershipin turk.
“Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbron fuqishëm dhe në mënyrë efektive si ligjin tonë kombëtar ashtu edhe legjitimitetin ndërkombëtar. Politika e jashtme greke bazohet fort në histori, të drejtën ndërkombëtare dhe aleancat tona, sado që kjo i shqetëson disa. Politika jonë është një politikë parimesh”, ka thënë ai.
Sipas qarqeve qeveritare nuk përjashtohet përsëri një verë e “nxehtë” si ajo e dy viteve më parë mes Athinës dhe Ankarasë, pasi klima e mirë nga takimi në Stamboll dy muaj më parë i përket së shkuarës.
Ndërkohë vihen re rritje të mëdha të flukseve të emigrantëve si nga brigjet turke drejt ishujve grekë, ashtu edhe nga kufijtë tokësorë mes dy vendeve.
Me këtë atmosferë të krijuar vlerësohet se as që bëhet fjalë për realizimin e takimit të parashikuar mes Mitsotakis dhe Erdogan në Samitin e NATO-s në Madrid që do të mbahet në fund të qershorit, dhe për më tepër edhe për punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greko-Turk në vjeshtë në Athinë.
Të tjera
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...