Erdogan kthehet në partinë e tij të parë pas 979 ditësh

Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 02 May 2017
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i cili më 27 gusht 2014 në Kongresin e 1 të madh të jashtëzakonshëm i dha lamtumirën Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), pas ndryshimeve kushtetuese do të kthehet sërish pas 979 ditësh si anëtar në partinë e tij të cilën ai e cilëson si “fëmijën e pestë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ndryshimeve kushtetuese të pranuara në referendumin e mbajtur më 16 prill ku është hequr rregulli se “presidenti i zgjedhur ndërpret marrëdhëniet me partinë e tij” presidenti Erdoğan ditën e sotme me një ceremoni që do të mbahet në qendrën e përgjithshme të partisë do të anëtarësohet tek Partia AK.
Erdoğan, i cili më 10 gusht 2014 u zgjodh president me votim popullor, ishte larguar nga partia e tij më 27 gusht 2014 pas Kongresit të parë të madh të jashtëzakonshëm duke ia dorëzuar detyrën e kryetarit të përgjithshëm Ahmet Davutoğlu.
Ishte larguar duke thënë “Me shpresën për t’u ribashkuar”
Presidenti Erdoğan pas 979 ditësh do t’i bashkohet partisë së themeluar nga vetë ai dhe për të cilën gjatë largimit në Kongresin e madh të jashtëzakonshëm ka thënë këto fjalë “Po ia lë amanet fillimisht Allahut, më pas juve Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim e cila është dashuria, pasioni, lufta ime”.
Erdoğan nga rezidenca presidenciale do të mbërrijë në Qendrën e Përgjithshme të Partisë AK me një autokolonë të përbërë nga partiakë dhe qytetarë, ku gjithashtu do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë AK që do të mbahet në orën 13 me orën lokale.
Erdoğan anëtarësimi i të cilit në Partinë AK u pranua me shumicë votash nga Bordi qendror vendimmarrës dhe drejtues që u mblodh ditën e djeshme, pas nënshkrimit të formularit ai do të anëtarësohet në partinë të cilën ai e cilëson si “fëmija i pestë”.
Pas 57 vitesh sërish presidencë partiake
Në Turqi deri në grushtin e 27 maj 1960 presidentët kanë qenë partiakë dhe me kushtetutën e 1961 u vendos ligji për ndërprerjen e marrëdhënieve të presidentëve me partitë e tyre. Gjithashtu ky ligj është ruajtur edhe në kushtetutën e vitit 1982.
Me ndryshimin kushtetues në referendumin popullor të mbajtur më 16 prill është hequr pengesa e anëtarësimit në parti për presidentin.
Me anëtarësimin e sotëm të presidentit Erdoğan tek Partia AK, në Turqi pas 57 vitesh do të nisë sërish presidenca partiake.
Në historinë politike të Turqisë, presidenti i parë i Republikës së Turqisë dhe themeluesi i partisë CHP Mustafa Kemal Atatürk ka kryer detyrën e kryetarit të partisë dhe detyrën e presidentit.
Edhe Ismet Inönü i cili kaloi në krye të CHP-së pas vdekjes së Ataturkut, deri në vitin 1950 ka kryer detyrën e kryetarit të partisë dhe detyrën e presidentit.
Ndërsa me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike president u zgjodh Celal Bayar, i cili u largua nga detyra si kryetar i përgjithshëm i partisë por vazhdoi detyrën si president pa u larguar nga partia e tij.
Presidenti Erdoğan pas zgjedhjes si kryetar i përgjithshëm i Partisë AK në Kongresin e tretë të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 21 maj, do të vazhdojë detyrën e tij jo vetëm si anëtar por si kryetar i partisë.

Të tjera
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...
-
Kapen me 10 kilogramë në taksi, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Greqi
Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke me aku...
-
Mbetjet mortore në Pogragjë të Gjilanit: Po ekzaminohen nëse i takojnë luftës së fundit
Disa mbetje mortore janë gjetur gjatë së hënës në fshatin Pogragjë të Gjilani...
-
I riu mbytet duke ngrënë picë, e gjithë skena në sy të prindërve
Një i ri u mbyt me një copë picë ndërsa ishte duke ngrënë drekë. Tragjedi...
-
Çfarë po ndodhë? Bien faqet e të gjitha komunave në Kosovë
Të gjitha web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionit. Vetëm aj...
-
KEDS me njoftim, në këto qytete do të ketë punime në rrjet
29.03.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1....
-
“Nike” padit kosovarin, ja çfarë dënimi mund të marrë
Në Gjykatën Komerciale- Departamenti Ekonomik, të hënën është mbajtur seanca,...
-
Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka kërkua...
-
Policia greke parandalon një sulm terrorist
Policia dhe Shërbimi inteligjent grek e kanë parandaluar një sulm terrorist. ...
-
Kurti: Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s mundëson që Kosova të sigurojë të ardhme drejt anëtarësimit në Aleancë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ekipi Këshillues dhe Ndë...
-
Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në ...