Lajme

Erdogan ju ofron strehim në hotele dhe nga 10 mijë lira familjeve të prekura nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 09 February 2023

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës në qytetin e prekur më së shumti nga tërmeti, në Gaziantep, iu ka premtuar ndihma dhe përkrahje të mbijetuarve.

“Mos u brengosni, ashtu si i kemi tejkaluar tërmetet e mëparshme, mos e humbni shpresën, ne do të ndërtojmë apartmane në këto 10 provinca për pronarët e tyre”, tha Erdogan.

Presidenti turk tha se qeveria ka bërë negociata me hotele në Antalya, Alanya dhe Mersin për të strehuar të mbijetuarit, shkruan TRT.

-Advertisement-

“Jemi të gatshëm t’i vendosim të mbijetuarit në hotelet e këtyre qyteteve dhe do t’ju dhurojmë nga 10 mijë lira (590 euro) për familjet e prekura nga tërmeti”, deklaroi presidenti turk.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera