Lajme

Erdogan iu drejtohet me disa fjalë aleatëve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 19 May 2022

Presidenti turk Tajip Erdogan u ka thënë aleatëve se do t’i thotë “jo” ofertës së Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në një intervistë me studentët, mediat e huaja shkruajnë se Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.”

Miratimi i kërkesës së Finlandës dhe Suedisë nga Turqia për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore është vendimtar sepse NATO i merr vendimet me konsensus. Secili prej 30 vendeve anëtare ka fuqinë për të vënë veton ndaj një oferte anëtarësimi.

-Advertisement-

Erdogan ka thënë se kundërshtimi i Turqisë rrjedh nga shqetësimet dhe ankesat e saj të sigurisë me mbështetjen e perceptuar të Suedisë – dhe në një shkallë më të vogël të Finlandës – për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe një grup të armatosur në Siri që Turqia e sheh si një zgjatje të PKK.

Konflikti me PKK-në ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 1984.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ishte “i bindur se do të arrijmë në një vendim të shpejtë për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me familjen e NATO-s”, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.

“Ne po trajtojmë shqetësimet që ka shprehur Turqia sepse kur një aleat i rëndësishëm (si) Turqia ngre shqetësime për sigurinë, ngre çështje, atëherë sigurisht e vetmja mënyrë për t’u marrë me këtë është të ulemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët,” u tha ai gazetarëve.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t’u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera