Lajme

Erdogan: Heshtja e ndërkombëtarëve për masakrën në Gaza është e turpshme

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 26 October 2023

Sulmet e Izraelit në Gaza përbëjnë një masakër, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në një bisedë telefonike me Papa Françeskun, Erdogan tha se heshtja e komunitetit ndërkombëtar ishte “e turpshme”.

“Të gjitha vendet duhet të ngrenë zërin kundër krizës humanitare në rajon”, tha Erdogan.

-Advertisement-

Deklarata e tij vjen pasi presidenti akuzoi “ata që ofrojnë mbështetje të pakufizuar për Izraelin” për kryerjen e vrasjes së civilëve në Gaza. Ai dënoi vrasjet e civilëve të shkaktuara nga Hamasi më 7 tetor, por tha se grupi “nuk ishte një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar”.

Deklarata u hodh poshtë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat.

“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerret që ka parë e gjithë bota”, tha ai.

Erdogan ka anuluar një vizitë të planifikuar në Izrael, duke treguar pezullimin e përpjekjeve të normalizimit midis dy kombeve. Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera perëndimore e kanë cilësuar Hamasin si një organizatë terroriste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera