Lajme

Erdogan: Heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare është e turpshme

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 26 October 2023

Sulmet izraelite në Gaza janë të barabarta me një masakër, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Papa Françeskut gjatë një bisede telefonike.

Ai ka shtuar se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është e turpshme, shkruan Sky Neës. Dje, Erdogan kritikoi edhe reagimin e Perëndimit ndaj sulmeve izraelite.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partisë së tij në parlament, ai tha se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup muxhahedinësh që mbrojnë vendin e tyre.

-Advertisement-

“Gjuajtja e vellëzërve tanë palestinezë, përfshirë fëmijët, pacientët dhe personat e moshuar, e madje edhe shkollat, spitalet e xhamisë janë krim kundër njerëzimit. Lotët e perëndimit për Izraelin janë mashtrim”, tha Erdogan.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se ka anuluar vizitën e planifikuar më parë për në Izrael, e këtë e ka konfirmuar edhe kabineti i tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera