Lajme

Erdogan hap xhaminë e sapondërtuar në Ankara, kushtoi 25 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 27 October 2017

Pas katër vitesh ndërtimi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, u hap xhamia “Melike Hatun”, e cila në të njëjtën kohë në brendësinë e saj mund të pranojë rreth shtatë mijë besimtarë, raporton Anadolu Agency.

Xhaminë zyrtarisht e hapi Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, kurse në solemitet i pranishëm ishte edhe Kryeministri i vendit Binali Yildirim dhe kreu i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman.

Për ndërtimin e xhamisë janë investuar rreth 100 milionë lira turke (25 milionë euro), kurse në kompleksin e saj në të hapur dhe brenda saj, në të njëjtën kohë lutjet mund t’i kryejnë 15 mijë njerëz.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera