Rajoni dhe Bota

Erdogan: Gjermania nuk mund ta frikësoj Turqinë me kërcënime

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 21 July 2017

Presidenti turk Recep Teyyip Erdogan i ka thënë Gjermanisë që nuk do të mund ta frikësoj Ankara-në me kërcënime.

Ky reagim i Erdogan vjen pas tensionimeve në lidhje me arrestimin e gjashtë aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Gjermania ka thënë që është duke rishikuar të gjitha marrëveshjet për armë me Turqinë, ngaqë, sipas saj, duhet konsideruar të drejtat e njeriut kur merren vendimet për eksport.

-Advertisement-

Përveç kësaj Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e saj që rrezikojnë të arrestohen në qoftë se qëndrojnë në Turqi.

“Ju nuk keni fuqi ta njollosni Truqinë” ka thënë Erdogan, përderisa paralajmërimet e Gjermanisë i ka quajtur si “të pabaza dhe tendencioze” .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera