Lajme

Erdogan e pret Edi Ramën me “çaj rusi”

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 14 September 2020

Presidenti i Turqisë, Reçep Taip Erdogan ka pritur në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

E takimi duket të jetë jo veç pune por edhe goxha miqësor, shkruan Gazeta Infokus.

Në rezidencën e Erdogan në Marmaris, Erdogan, Ramën e ka pritur me atë që në popull njihet si “çaj rusi”.

-Advertisement-

Lexo edhe:

Kryeopozitari “anti-amerikan” – Takimet intensive të Albinit me të fuqishmit e Evropës

Fotografinë e ka shpërndarë vet Rama, teksa ka shkruar se u diskutua për marrëdhëniet Turqi – Shqipëri.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera