Erdogan diskuton me Zelenskyn dhe Putinin mbi zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Autori: Gazeta inFokus
22:15 | 18 November 2022
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe sipas zyrës për komunikimin me mediat të presidentit turk, të dy liderët uruan njëri-tjetrin për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.
Presidenti turk i tha Zelenskiyt se zgjatja e marrëveshjes për korridorin e grurit dhe shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës ishin përvoja pozitive dhe se nga “zgjerimi i këtij mirëkuptimi në tryezën e negociatave” do të përfitonin të gjitha palët.
Po ditën e premte, Erdogan zhvilloi bisedë telefonike edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas një njoftimi të drejtorisë së domunikimeve të presidencës turke, në bisedë u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe zhvillimet rreth korridorit të drithit.
Bëhet me dije se gjatë bisedës, Erdogan ka falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij konstruktiv në lidhje me zgjatjen 120-ditore të marrëveshjes për eksportet e drithërave.
Presidenti Erdogan gjithashtu ka falënderuar homologun rus për ngushëllimet e tij për sulmin terrorist të së dielës në Stamboll.Marrëveshja e drithit u ndërmjetësua në korrik nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore pasi Rusia filloi një sulm në shkallë të plotë ndaj vendit në shkurt. Ajo duhej të skadonte më 19 nëntor.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se marrëveshja për zgjatjen ishte arritur pasi Turqia priti diskutimet midis OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës.Erdogan tha se më shumë se 11 milionë ton drithë dhe produkte të tjera ishin dërguar nga portet ukrainase deri më tani sipas marrëveshjes.

Të tjera
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...