Lajme

Erdogan dhe Putin bisedë telefonike

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 21 October 2017

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Valdimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku ata janë dakorduar për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim për çështjet rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Dy liderët në bisedë krahas marrëdhënieve Turqi-Rusi kanë shkëmbyer pikëpamjet edhe rreth zhvillimeve rajonale. Erdoğan dhe Putin kanë bërë vlerësime për vendosjen në zbatim të procesit për zonat jo-konfliktuale në Siri, kryesisht për në Idlib, si dhe kanë diskutuar në lidhje me procesin Astana.

-Advertisement-

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, janë dakorduar për të qenë në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim për çështjet rajonale.

Ndër të tjera në bisedën ku është cekur edhe bashkëpunimi tregtar, ekonomik dhe në fushën e energjisë mes dy vendeve, është theksuar kënaqësia për rritjen e vëllimit të tregtisë për 8 muajt e parë të këtij viti me 21.7 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Gjithashtu dy liderët kanë tërhequr vëmendjen se vizitat e tyre të ndërsjella kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera