Sport

Erdin Hashani: Nëse nuk vazhdon kampionati duhet të shpallet i pavlefshëm

Autori: Erion Maliqaj 19:16 | 04 April 2020

Kanë kaluar tri javë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim që ti pezulloj të gjitha aktivitetet sportive në vend, shkruan Gazeta inFokus.

Ky vendim erdhi pasi edhe në Kosovë u përhap koronavirusi, që ka pushtuar thuajse gjithë botën.

Covid-19 përveç frikës e panikës ka shkaktuar edhe krizë financiare tek klubet e futbollit, të cilat edhe kanë filluar që ti zbresin pagat, ndërsa në Kosovë disa i kanë marrë rrogat e muajit mars, kurse disa akoma.

-Advertisement-

Për ngjarjet e fundit në futbollin kosovar për Gazetën inFokus ka folur analisti sportiv, Erdin Hashani.

Ai ka thënë se kjo situatë e krijuar do të ndikoj shumë, sidomos tek futbollistët të cilët mund të mbesin pa paga.

“Normalisht që do të ndikoj, sepse kjo do të ndikoj në gjithë botën e po ashtu do të reflektoj edhe tek ne. Shpresoj që mos të ndikoj aq shumë, sepse pastaj ka me qenë shumë e vështirë për çdo klub, po në fakt me se shumti për futbollistët”, tha fillimisht Hashani.

Fotografia e Gazeta OLLE

Trajneri i Vllaznisë se Pozheranit thotë se nëse zgjatë më shumë së një muaj kjo përiudhë atëherë forma e futbollistëve do të bie.

“Edhe në formën e futbollistëve do të ndikoj, sepse futbolli është lojë kolektive dhe sado që ti ushtron individualisht është e vështirë që ta kompensosh atë që e bënë me ekipin. Mund të besh stërvitje individuale 1 muaj, por nëse zgjatë me shumë atëherë normalisht që nuk e ka me atë efektin sikur kur bënë me skuadër dhe është normale që forma te bie”, u shpreh analisti i njohur i sportit në Kosovë për Gazetën inFokus.

Ish-futbollisti i Dritës mendon së një kampionat i papërfunduar nuk mund të përfundoj.

“Unë personalisht mendoj që një kampionat i pa përfunduar nuk mundet që të përfundoj, pavarësisht rrethanave dhe kushteve. Një gjë e pa përfunduar nuk mund të quhet përfundim”, deklaroi ai.

Për fund Hashani tha se më mirë të shpallet kampionati i pavlefshëm sesa të merret parasysh tabela aktuale.

“Është e padrejtë që të shpallet kampioni kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje, sepse nuk është diferenca e madhe e pikëve dhe në luftë janë 4 skuadra për titull. Unë mendoj që me së miri është që kampionati të shpallet i pavlefshme”, përfundoj Erdin Hashani.

Erdin Hashani aktualisht është trajner i Vllaznisë së Pozheranit.

Ai ka drejtuar edhe klubin e Dardanës, ndërsa si futbollist ka luajtur te Drita e Gjilanit.

Hashani gjithashtu është edhe analist i futbollit në Kosovë./Gazeta inFokus/

Fotografia e Erdin S. Hashani

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera