“Erdhi një person i dërguar nga Kurti kërkonte me e ble votën time”: Marigona Geci ia publikon përgjimin LVV-së në Kuvend
16:10 | 02 December 2024 Autori: InfokusiDeputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka akuzuar partinë në pushtet, Vetëvendosjen dhe partinë opozitare, PDK-në, se janë të një brumi politik.
Ajo e ka risjell në kuvend audio-incizimin e Shaban Kilajt, një personi me të kaluar kriminale, i cili kishte provuar ta bindte Gani Gecin, që vajza e tij të kalonte në Vetëvendosje ose Listën Guxo.
Deputetja ka akuzar LVV-në se është munduar ti blejë votën në këmbim të posteve politike.
“Për katër vite me radhë kam theksuar se ju Vetëvendosja dhe PDK-ja ndjekni një linjë të përbashkët politike që rrjedh nga LPK-ja dhe ADN-ja juaj politike është e njejt. Dëshiroj të ju sjell disa fakte për ta mbështetur këtë pohim. Në mars të vitit 2021 një person i dërguar nga kryeministri Kurti tek babai im në fshatin Llaushë për të blerë votën time në këmbim të pozicioneve politike’, ka thënë ajo derisa ka lëshuar në telefonin e saj edhe një pjesë të këtij personi që deputetja po aludon se është njeri i Kurtit duke biseduar me babain e saj, Gani Gecin.
“Personi: Mu më ka dërguar Albini të konsultohem rreth Marigonës”, dëgjohet të thotë ky person në bisedën që Marigona Geci ka lëshuar në Kuvend.
Gani Geci dëgjohet ti thotë: “Ti s’mundesh mu konsultu me Albinin kur ti ske fol me Marigonën, qysh?”
Personi: Po ani de unë erdha me fol me babë të Marigonës!
Gani Geci: Po mirë de ke fol me babë të Marigonës edhe çka ka thanë ai.. (NUK DËGJOHET) …Qysh me ardhë Marigona në zyrë të LVV-së a? Ajo e ka fitu votën në LDK.
Personi: “Është mire me u pa unë edhe ti… “, dhe këtu deputetja ndalon bisëdën.
“Ju keni menduar se familja ime e shet votën në këmbim të posteve politike por keni gabuar”.
Ajo ka deklaruar se familja e saj nuk do ta shesë asnjëherë votën dhe se ka qenë dhe do vazhdojë të jetë, gjithmonë me LDK-në.
/Gazeta Infokus