Lajme

Erdhi nata për “darkë perfekte” – s’ka bisedime me VV’në, Hoti del në Gërmi

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 10 January 2020

U raportua ditë më parë se më në fund pati përparim, por bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk kanë prodhuar atë që po pritet prej muajsh.

Një marrëveshje për formim koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit mes partisë që doli e para dhe asaj që zuri vendin e dytë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 në Kosovë ende nuk është arritur.

E teksa mes dy partive s’ka bisedime të reja, e as çfarëdo lëvizje drejt marrëveshjes që do ta bënte Albin Kurtin kryeministër të ardhshëm të vendit, një figure të LDK’së, megjithatë, i ka ardhur nata për “darkë perfekte”.

-Advertisement-

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka dalë për të ngrënë në Parkun e Gërmisë, në periferinë e Prishtinës, në mbrëmjen e së premtes.

Në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, njeriu i afërt i Isa Mustafës ka publikuar një fotografi, ku shihet në shoqërinë e një kamerieri.

“Ne Germi, ne nje ambinet te ngrohte, nje foto me Shaipin, i cili na sherbeu sonte nje darke perfekte”, ka shkruar Hoti në legjendën e imazhit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera