Lajme

Erdhi lajmi që të gjithë presin! Ja kur do të largohet nga Shqipëria i nxehti i “Luciferit”

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 08 August 2017

Vala e nxehtë e pagëzuar jo më kot me emrin e zotit të ferrit (Lucifer) shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria dhe bashkë me të, edhe temperaturat e larta në vend.

Meteorologët shprehen se vala “Lucifer” do të largohet jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga e gjithë Europa, duke sjellë kësisoj një rënie drastike të temperaturave. Nëse javën e kaluar dhe këtë javë temperaturat kanë kapur shifra alarmante prej mëse 40 gradësh Celsius, e shtuna do të jetë dita që të gjithë kanë pritur.

Termometri në Shqipëri do të bjerë me të paktën 5 gradë, ndërsa në disa zona rënia do të jetë edhe më e madhe, me 9 gradë celcius. Kësisoj temperaturat maksimale nuk do ti kalojnë 35-33 gradët celcius, ndërsa temperaturat minimale gjithashtu do të njohin rënie, deri në 18-17 gradë celcius. Kjo do të thotë se më në fund, në Shqipëri darka do të freskohet, duke e bërë të “rehatshëm” gjumin.

-Advertisement-

Por pas këtij lajmi të mirë që do të zgjasë për mëse një javë, ka dhe një “haber” të keq. “Luciferi” do të riaktivizohet në pjesën jugore të Europës, dhe do të kapë pjesërisht territorin Shqiptar, por temperaturat më të larta nuk do t’i kalojnë nivelet mbi 35-36 gradë celcius.

Në lidhje me shirat, sinoptikanët parashikojnë të tjera lajme të këqija, duke deklaruar se shirat do të jenë lokalë dhe do të prekin vetëm zonat malore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera