Rozë

Era zbulon të pasmet e të dashurës së lojtarit të West Ham (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 22 October 2018

Unë jam e çmendur për ty! Dhe mirënjohëse për dashurinë tonë. Çdo ditë me ju është një aventurë, shkroi australiania Sarah Kohan, 24-vjeç, ylli i Instagram dhe e dashura e re e futbollisti meksikan Javier Hernandez, 30-vjeç, i cili luan për West Ham.

Chicharito, i cili luajti për Mançester United për pesë vjet, pas aventurave të shkurtra në Real dhe dy viteve në Bayern, u kthye në Angli. Vitin e kaluar ai nënshkroi për West Ham, por klubi nuk është risia e vetme në jetën e tij, transmeton KosovaPress.

E dashura e tij e re u zhvendos në Londër për shkak të Chicharitos. Më shumë se një milion njerëz e panë fotografinë që ajo e plasoi në Instagram. Aty duket australiania përballë katedrales së Shën Palit në Londër, dhe era që i ngre mini-fustanin e saj.

-Advertisement-

“Kisha një moment sikur Marilyn Monroe,” shkroi ajo.

Sarah u lind në Sydney, ka studiuar juridikun në Harvard. Para se të takonte Javier Hernandez, ajo udhëtoi në botë dhe udhëhoqi blogun, ndërsa në Instagram ka 1.2 milion ndjekës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera