Rozë

Era Istrefi ‘ndez’ publikun në Londër me kërcimin ‘hot’

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 15 May 2023

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka mbajtur së fundmi një koncert në Londër.

Ajo ka performuar për shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kënduar disa nga hitet e saj në një diskotekë.

28-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një kostum të zi me geta të zeza me material rrjete.

-Advertisement-

E teksa ka vënë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, në një pjesë të kostumit të saj, ajo kishte një yll të qëndisur në gjoks, duke zbuluar kështu më shumë nga pamja e kraharorit të saj.

Në disa fotografi dhe video që këngëtarja Istrefi ka shpërndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Era është dukur mjaft bukur dhe është komentuar nga fansat për dukjen e saj.

Nga një video e publikuar nga fansat në Instagram, gjithashtu mund të shihet se atmosfera ka qenë elektrizuese nga performanca e zjarrtë e këngëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera