Rozë

Era Istrefi fillon zbavitjet dimrore me milionera të dyshimtë

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 29 October 2020

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi, e cila bëri karrierë ndërkombëtare me këngën Bon Bon, është parë gjatë ditës së sotme në qendrën e skijimeve në Brezovicë.

Këngëtarja Istrefi në Brezovicë po qëndronte me një milioner të dyshimtë dhe me nje vajzë tjetër që njihet për pjesmarrje nëpër festa të shoqërisë së larta.

Gazeta ka tentuar të marrë një prononcim nga Era Istrefi për djaloshin e ri, por nuk arriti të bëjë këtë.

-Advertisement-

Ndërkohë burime të mirëinformuara konfirmojnë që Era Istrefi tashmë ndodhet në lidhje me djaloshin që quhet Lis dhe është me origjinë nga Deçani, por me banim të përhershëm në Prishtinë. Ndërkohë që nuk ka biznese zyrtare që do ta justifikonin luksin dhe blerjet që bëjnë ai dhe Era Istrefi.

Kjo lidhje e këngëtares Estrefi vjen pas dështimit të lidhjes disa vjeçare dashurore që Era pati me njërin prej pronarëve të njërës prej mediave kryesore në vend./Ngjyra.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera