Rozë

Era Istrefi blen shtëpi të re, publikon pamje nga ambienti luksoz në të

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 14 October 2021

Era Istrefi nuk heziton asnjëherë të shfaqë jetën e saj luksoze në rrjete sociale para ndjekësve të shumtë që posedon.

Këngëtarja e hitit “Bon Bon” ka bërë të ditur se ka blerë shtëpi në një nga lagjet e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Era Istrefi ka publikuar disa fotografi, derisa tregon vetëm një pjesë nga ambienti i shtëpisë së saj.

Në muzikë, u bë kohë që Era Istrefi nuk ja sjell ndonjë projekt të ri muzikor, pasi sipas saj ajo po kalon nëpër disa procese gjyqësore me kompaninë Sony Music.

Mirëpo, pavarësisht kësaj ditë më parë ajo ka paralajmëruar se është duke punuar për një duet që do ta bëjë bashkë me artistin tjetër shqiptar, Claydee, i cili është mjaft i njohur jo vetëm në Greqi, ku ka zhvilluar karrierën por dhe në Evropë.

Të tjera