Lajme

Eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës pjesë e takimit me Rakiq

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 05 November 2022

Në takimin e thirrur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, po marrin pjesë edhe eprorë serbë të cilët punojnë në Policinë e Kosovës.

Ata shihen të ulur në radhë në një sallë në objektin e Komunës së Zveçanit, ku po diskutohet dalja ose jo nga institucionet e Kosovës.

Bashkë me ta janë edhe zyrtarë të komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe institucione të tjera.

-Advertisement-

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se do t’u sugjerojë që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo thirrje pasoi vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar zbatimin e vendimit për riregjistrimin e targave./Reporteri.net

Kujtojmë se mbrëmë në Serbi ka qëndruar emisari sllovak për dialogun, Miroslav Lajcak, i cili ka kërkuar që të veprohet me përgjegjësi dhe që të shmanget dhuna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera