Lajme

Epoka e maskave, përdorimi i masave mbrojtëse ndaj COVID-19 ndyrshon nga shteti në shtet

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 27 March 2020

Vendosja e maskës në përditshmëri është bërë tanimë një element profilaktik i pranishëm edhe në shoqërinë Shqiptare si kudo nw botw. Megjithatë, vendosja e maskës dallon nga shteti në shtet. Për shembull në Hong Kong, Seul, apo Tokjo, maskat përdoren gjerësisht, ndërsa në Singapor, ShBA, dhe në Mbretërinë e Bashkuar është plotësisht e pranueshme të dalësh në rrugë pa maskë.

Që prej shpërthimit epidemik të coronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar që maskat duhet të përdoren nga ata persona të cilët janë të sëmurë dhe që shfaqin simptoma, si dhe ata të cilët kujdesen për persona të infektuar me COVID-19.

Sado që ofron mbrojtje, ekspertët sugjerojnë se jo gjithmonë maska mund të ofrojë mbrojtjen maksimale, ndaj edhe sugjerohet larja sa më e shpesh e duarve. Nga ana tjetër, përdorimi i gabuar i maskës mund të sjellë edhe një infektim të mundshëm.

-Advertisement-

Ndërkohë, në shumë vende të Azisë juglindore, vendosja e maskës në përditshmëri me rigorozitet të lartë ndodh edhe pasi arsyetohet se shumë persona mund të mos jenë identifikuar apo mund të mos e dinë se janë mbartës të virusit.

Për rrjedhojë, vendosja e maskës nuk është vetëm një veprim profilaktik vetjak, por edhe një shprehje e solidaritetit dhe nevojës për të mbrojtur të tjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera