Kulturë

Epizode Albania kompleton line up-in e saj duke përfshirë Marco Carola, Michael Bibi, Richy Ahmed, Hector, Guti, Margaret Dygas, Voigt. Mas dhe shumë të tjera!

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 10 September 2021

EPIZODE – një nga festivalet më emocionuese të muzikës dhe artit në botë, do të bëjë debutimin e tij epik në një parajsë të natyrës, në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin, në Shqipëri nga data 23 deri në 26 Shtator 2021. Kjo përvojë unike do të sjellë 24 orë një program të muzikës elektronike të klasit botëror dhe aktiviteteve të ditës në një vend mbresëlënës sikurse Shëngjini.

Festivali EPIZODE sapo ka publikuar formacionin final të një line up-i të mbushur me yje të muzikës elektronike, duke përfshirë një gamë të gjerë të ikonave të muzikës house dhe techno, sikuese janë emra si MARCO CAROLA, MICHAEL BIBI, RICHY AHMED, HECTOR, GUTI, MARGARET DYGAS dhe VOIGT.MAS. Ata do të luajnë së bashku me artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht si CHKLTE, DAN ANDREI, DAVID GTRONIC, JANERET, JAVIER CARBALLO, MAHONY dhe YULIA NIKO, e ndjekur nga ALBAN HI-DINI, E/TAPE, LIBURN, MASHKOV dhe TYOMA, për të përmendur pak.

Të gjithë këta emra janë shtuar në një listë tashmë epike që përfshin emra të tillë si ADRIATIQUE, LEE BURRIDGE, DUBFIRE, NASTIA, BINH, PETRE INSPIRESCU, PRASLEA, MAAYAN NIDAM, ANFISA LETYAGO, vetëm për të përmendur disa. Në plazhin e Ranës së Hedhun, ku vallëzimi pothuajse nuk ndalet për katër net dhe ditë, me plazhet me rërë, natyrën mesdhetare, peizazhet tërheqës dhe perëndimet hipnotizuese të diellit, si dhe kuzhina dhe mikpritja lokale, e bëjnë këtë një festival vërtet unik si asnjë festival tjetër në botë.

-Advertisement-

“Emocioni po rritet ndërsa ne po i afrohemi datës së fillimit të edicionit tonë debutues në Shqipëri. Zhvendosja e kufijve dhe sjellja e interpretuesve me cilësi të lartë në të gjitha edicionet tona, mbetet qëllimi ynë i të gjitha kohërave, kështu që këtë vit kemi më shumë se 50 emra në formacion. Mbështetja e skenës së Ballkanit dhe angazhimi me komunitetin është një përparësi, kështu që për këtë edicion, ne kemi zgjeruar formacionin rajonal. Ne ftojmë pjesëmarrësit dhe udhëtarët e festës që të bashkohen me udhëtimin tonë të ri në Epizode Albania ”, tha ekipi i Epizode.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera