Lajme

EPIK: Ndarjen e Kosovës nuk e përkrah asnjë zyrtarë perëndimor (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 21 November 2018

Instituti EPIK ka publikuar një përmbledhje të deklaratave të zyrtarëve perëndimor rreth idesë për ndarje të Kosovës.

Në deklarimet e bëra që nga viti 2007, të gjithë zyrtarët kanë dalë kundër dhe e kanë konsideruar opsion të gabuar idenë e ndarjes së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

E ndryshe nga ta të vetmit që kanë përkrahur këtë ide janë përfaqësuesit serb.

-Advertisement-

“Analizë e qëndrimeve konsistente të zyrtarëve perëndimor që nga viti 2007, kundër idesë për ndarjen e Kosovës krahasuar me deklarimet e zyrtarëve serb, në përkrahje të kësaj ideje”, thuhet në publikimin e EPIK.

Në të njëjtin publik thuhet se ndarja e Kosovës është nja objektivat që Beogradi synon ta legjitimojë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera