Epik: Liderët mashtruan qytetarët me data për liberalizim
Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 27 October 2018
Kundër deklarimeve të liderëve të vendit se liberalizimi i vizave do të behej këtë vit, kishte dalë njohësi i integrimeve evropiane tash kryesues i bordit të Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Taulant Kryeziu.
Kryeziu në gusht të këtij viti për Gazetën inFoks kishte deklaruar se gjasat që kosovarët të lëvizin pa viza këtë vit janë shumë të vogla.
“Sa i përket afateve kohore, unë së paku pres që vendimmarrja të përfundoj këtë vit mirëpo për datën e saktë të lëvizjes së lirë të qytetarëve është vështirë të thuhet dhe gjasat janë të vogla që do të ndodhë në 20018-en. Vendimmarrja duhet që të përfundoj këtë vit por më gjithë atë ky është një vendim politik”, ka thënë ai.
Ai madje u kishte bërë thirrje liderëve të jenë më të përmbajtur në deklaratat e tyre për datën e vizave.
“Unë i ftoj edhe përfaqësuesit e Institucioneve të janë të përmbajtur dhe të mos rrisin entuziazmin te qytetarët duke e dit që ka ende hezitime të disa vendeve anëtarë sa i përket këtij procesi”, ka thënë Kryeziu.
Lexo edhe: Analistët thonë se vizat mund te mos hiqen as në 2019-ën
E në tetor të këtij viti deklarimet e Kryeziut i kishte vërtetuar edhe deputeti i Parlamentit gjerman nga CDU, Peter Beyer.
Ai gjatë një vizite në Kosovë ka thënë se liberalizim nuk do të ndodhë gjatë 2018-es.
“Secili që premton se këtë vit mund të ketë liberalizim të vizave e ka gabim”, ka thënë ai.
E pas kësaj deklarate ka reaguar Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane të cilët kanë konsideruar shqetësuese gjuhën që liderët po përdorim për fajësim të BE-së.
Sipas tyre përgjegjësia për mos liberalizim të vizave gjatë këtij viti bie mbi lidershipin politik te këtij koalicioni qeverisës që sipas tyre kanë dhënë premtime të papërgjegjshme./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...