Lajme

EPIK: Kosova plotësoi vetëm 4 nga 22 prioritete e ERA-së

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 30 November 2018

Instituti EPIK ka vlerësuar se Kosova nuk ka plotësuar pjesën më të madhe të prioriteteve të nxjerra nga Agjenda Evropiane e Reformave.

Në komunikatën për medie të EPIK thuhet se ERA e lansuar në vitin 2016 nga 22 prioritete e nxjerra vetëm 4 janë përmbushur plotësisht, shkruan Gazeta inFokus.

“Në nëntor 2016, ishin identifikuar gjithsej 22 prioritet që është dashur të përmbushen deri në fund të vitit 2017. Prioritetet ishin bazuar në 3 shtylla kyçe: (1) sundimi i ligjit, qeverisja e mirë (2) konkurrueshmëria, mjedisi biznesor, si dhe (3) arsimi dhe punësimi. Sot në dy-vjetorin e lansimit të ERA-s, Instituti EPIK konfirmon se përkundër vonesës prej një viti, institucionet nuk kanë arritur të zbatojnë pjesën dërrmuese të prioriteteve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave. Sipas vlerësimit të Institutit EPIK, nga gjithsej 22 prioritete, vetëm 4 prioritete janë përmbushur plotësisht. Ndërsa, në të gjitha 18 prioritete të tjera ka pasur progres, mirëpo asnjë nga to nuk është përmbushur në tërësi”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Komunikatës i janë bashkangjitur edhe premtimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha se të gjithë prioritete e ERA-së do të përfundojnë deri në shtator dhe tetor.

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e EPIK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera