EPIK: BE asnjëherë nuk ka dhënë afate për liberalizimin e vizave
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 29 October 2018
“Asnjë përfaqësues i BE-së asnjëherë nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave”.
Kështu kanë thënë të hënën nga “Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane” (EPIK), shkruan Gazeta inFokus.
Në këtë reagim thuhet se është shqetësuese gjuha fajësuese e liderëve kosovarë ndaj BE-së
“Së fundmi ky fakt u vërtetua edhe nga Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së gjermane. Në ditët e fundit, zyrtarët e lartë të institucioneve kanë përdorur një gjuhë fajësuese dhe me elemente të urrejtjes etnike ndaj BE-së në rast mos-liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti. Instituti EPIK i përcjellë me shqetësim këto deklaratat dhe rikujtojmë se asnjë përfaqësues i institucioneve të BE-së apo vendi anëtarë, asnjëherë, nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave. Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave.”, thuhet në reagimin e EPIK.
Po ashtu në këtë reagim thuhet se përgjegjësia për mos liberalizim bie mbi udhëheqësit kosovarë.
“Prandaj, tendencat e udhëheqësve institucional për të hedhur fajin nga institucionet e BE-së janë të papranueshme. Përgjegjësia për mos liberalizimin e vizave gjate vitit 2018 bie mbi lidershipin politik të këtij koalicioni qeverisës i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale.”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
Ndryshe ditë më parë EPIK ka bërë të ditur gjashtë hapat që duhet përmbushur Kosova për të arritur te liberalizimi i vizave.
Sipas këtij Instituti hapi i parë është përfundimi I negociatave dhe darkodimi mbi një marrëveshje të përkohshme joformale për plotësim ndryshimin e rregullores 539/2001 ndërsa hapi i gjashtë është hyrja në fuqi e rregullores 539/2001 dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës./Gazeta inFokus
Lexo edhe: Kosova 6 hapa larg liberalizimit
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...