Lajme

Epidemiologu shqiptar: Studimet tregojnë se virusi është më i ngjitshëm, por ka humbur fuqi vrasëse

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 11 August 2020

Janë disa studimet që në javët e fundit po tregojnë se virusi SARS-CoV-2, burimi i pandemisë që shkakton sëmundjen COVID-19, po kryen disa mutacione që e bëjnë atë më agresiv për sa i përket infektimit por me një fuqi vrasëse më të ulët se në fillimet e tij .

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, kjo është diçka e natyrshme dhe që pritej. “Si viruset e tjera, kur fillimisht përhapet në popullatë fillon e përshtatet, sepse po u bë shumë vrastar duke zhdukur bartësin, pra njeriun, si rrjedhojë do të vrasë edhe veten. Është logjikë e thjeshtë e ndjekur nga çdo virus. Ky proces ndodh në fazën e parë, më pas kur ngihen mbrojtjet natyrore ose përmes vaksinës viruset kanë tendencë të kryejnë mutacione, pra nuk ka asnjë lloj çudie, thjesht po presim këtë fazë”, thotë Alimehmeti për A2.

Më në detaj, mjeku tregon për një studim amerikan. “Studimi tregon se ka patur një mutacion me formatin e G-614, forma e re e virusit, që bën që domeni që lidhet me receptorët qelizore është më i ekspozuar, diçka që e bën të rritet mundësia e transmetimit, por e bën edhe me të sulmueshëm nga antikorpet, duke dhënë simptoma më të lehta. Ky është studim amerikan në Los Alamos, një nga grupet me të mirë të virologjisë strukturore.

-Advertisement-

Lajmi i bujshëm sot erdhi nga Rusia, ku vetë presidenti Putin ka deklaruar se vendi i tij ka zhvilluar një vaksinë ndaj sëmundjes, dhe se një nga vajzat e tij e kishte injektuar.

Alimehmeti duket disi skeptik, por jo përjashtues, në këtë pikë. “Do të ishte lajm shumë i mirë po të ishte i vërtetë, por nuk ka asnjë provë të botuar deri më tani. Është e drejta e tyre të eksperimentojnë në mënyrë sekrete fazën e parë dhe të dytë klinike, por faza e tretë, ajo e efektivitetit klinik, duket sikur nuk është testuar. Fakti që vajza e dikujt ka bërë një vaksinë, nuk është bazë shkencore që ta bëjnë edhe të tjerët”, thotë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera