Epidemiologu kosovar: COVID-19 do të jetë në mesin tonë edhe në vitin 2022
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 26 September 2021
Përkundër që tani Kosova ka një situatë më të qetë pandemike, epidemiologu Isuf Dedushaj thotë se edhe përgjatë vitit 2022 bota do të përballet me këtë virus vdekjeprurës. Dedushaj derisa bënë thirrje që në Kosovë sa më parë të nis vaksinimi edhe për fëmijët nga mosha 5 vjeç e tutje, beson se imunizimi kolektiv karshi COVID-19 do të ndodhë vetëm atëherë kur të vaksinohen 80% e popullatës.
Dedushaj në një intervistë për KosovaPress parashikon që pandemia COVID-19 do të jetë e pranishme mes nesh të paktën deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Sipas tij pas kësaj kohe koronavirusi do të shndërrohet në sëmundje të thjesht ku moshat e ndjeshme do të duhet të vaksinohen çdo vit.
“Unë dyshoj se kjo sëmundje do zgjat edhe në një periudhë të gjatë të vitit 2022 bile së paku deri në qershor dhe më pastaj kjo sëmundje do të shndërrohet në sëmundje të thjesht si gripi sezonal kështu popullata sidomos ata mbi moshën 65 vjeç dhe persona me sëmundje kronike do vaksinohen çdo vit dhe kjo do shkoj nëm drejtim të asaj që sëmundja të jetë si gripi sezonal”, theksoi ai.
Marrë parasysh se nga e hëna do të nisë edhe procesi mësimor në shkollat dhe çerdhet e Kosovës, epidemiologu Dedushaj thotë se është dashur që tashmë të kishte nisur vaksinimi i fëmijëve prej 12 vjeç e tutje.
Madje ai bënë thirrje që shpejt Kosova të nis imunizimi i fëmijëve nga mosha 5 vjeçare pasi vaksinat që aplikohen në Kosovë nuk paraqesin asnjë problem për shëndetin e fëmijëve.
“Unë kam një frikë ne është dashur gjithsesi që t’i vaksinojmë fëmijët prej 12 vjeç e tutje, mendimi im është siç është mendimi edhe i shumë ekspertëve se vaksinimi është dashur të përfshihet prej moshave 5 vjeç e tutje me vaksina për fëmijë pra me 1/3 e dozës për të rritur sepse vaksinat edhe vaksinat Pfizer, Moderna, Jonhson&Jonhson edhe AstraZeneca nuk paraqesin asnjë problem për shëndetin e fëmijëve të vegjël”, u shpreh epidemiologu Dedushaj.
Epidemiologu Dedushaj thotë se me këtë nivel të vaksinimit aktualisht kanë krijuar një barrierë të kënaqshme për parandalim të koronavirusit. Por sipas tij imuniteti kolektiv që mos të ketë shpërthime të tjera të infektimeve mund të bëhet vetëm kur të arrihet në 80% vaksinimi i popullatës në Kosovë.
“Një numër shumë i madh i qytetarëve e kanë kaluar sëmundjen dhe ata gëzojnë imunitetet dhe tash janë imunizuar përafërsisht me dy dozat mbi 450 mijë banor të Kosovës, 1 milionë doza janë dhënë në tërësi kështu që është krijuar një barrierë imunologjike e këndshme por pa u arritur ajo përqindja mbi 60% e unë iu them se imuniteti kolektiv për të arritur me u parandalua me u ndal pandemia dhe mos me u paraqit rastet masive të sëmundje duhet të jetë 80 %”, theksoi ai.
Madje, ai rekomandon që në rastet si kjo kur rrezikohet shëndeti publik vaksinimi i qytetarëve duhet të bëhet i detyrueshëm tek shtresat që përcakohen për tu vaksinuar.
“Kur rrezikohet jeta masive e popullatës shteti punën e parë që bënë dhe fatbardhësisht që ka vaksina dhe është dashur që të jetë i detyrueshëm do jetë vaksinimi i obliguar dhe të vaksinohen të gjitha shtresat e popullatës varësisht se cilat shtresa do të përfshihen në imunizim bazuar në Komitetin Nacional të Sëmundjeve Ngjitëse që rrezikojnë vendin”, deklaroi Dedushaj.
Për shkak të rënies të rasteve aktive por edhe pozitive me koronavirus nga 27 shtatori do të lehtësohen masat anti-COVID duke bërë hapjen e shkollave dhe çerdhe por me masa kufizuese. Pastaj qasje në lokale të gastronomisë lejohen në 50 % të hapësirave të brendshme duke treguar certifikatën e vaksinimit, apo teste PCR apo serologjik negative. Ndërsa, në fuqi do mbetet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00./KP
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...