Epidemiologia kosovare: S’duhet të lirohemi, rastet mund të rriten nëse s’jemi të kujdesshëm
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 09 October 2021
Sapo të ulet numri i rasteve me COVID-19, qytetarët në Kosovë ‘relaksohen’ dhe në të shumtën e rasteve nuk përfillin masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Shumë qytetarë në rrugët e Prishtinës shihen pa maska apo i mbajnë ato në mënyrë jo të duhur.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në Kosovë.
Përjashtim bëhet gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, ngrënies apo pijes.
Mosrespektimi i masave shihet me mjaft shqetësim nga epidemiologët, të cilët thonë se çdo mosrespektim do të rrisë numrin e rasteve.
Edita Goranci-Haxhiu epidemiologe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat si, vendosjen e maskës, higjienën dhe distancën fizike.
“Rastet mund të rriten nëse nuk jemi të kujdesshëm. Këto masa kur popullata i respekton atëherë rastet bien, sikur tani, që kemi numër më të vogël. Asnjëherë nuk duhet të lirohemi dhe të mos i respektojmë masat”, thotë ajo.
Kosova, më 8 tetor, ka regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, derisa vetëm një muaj më parë në ditë shënoheshin mbi 1 mijë raste.
Numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.335.
Pa kontroll të certifikatës së vaksinimit apo testeve për COVID-19
Sipas masave të cilat janë në fuqi nga data 27 shtator, bizneset e gastronomisë janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës, që do të kontrollojnë posedimin e certifikatës së vaksinimit ose testet negative për COVID-19.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë, ka qëndruar në disa lokale të gastronomisë, por në shumë prej tyre nuk ka ndonjë person që kontrollon klientët për këto dëshmi.
Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka mungesë të punëtorëve për të vendosur kontroll strikt, por se ky sektor po mundohet të respektojë masat.
Vrainca kërkon lehtësim të masave për bizneset.
“Me rënien e rasteve duhet të bëhen disa ndryshime të masave, siç është heqja e kufizimit të lëvizjes së lirë, zgjatja e orarit të punës dhe rritja e kapaciteteve brenda hapësirave të lokaleve, pasi që po kërkohet edhe dëshmia për vaksinim apo testet për COVID-19”, thotë ai.
Certifikata e vaksinimit ose testet negative për COVID-19, kërkohen edhe në qendrat tregtare. Maskat edhe në qendrat tregtare janë obligative, por edhe këtu nuk shihet se respektohet kjo masë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është organi kompetent për monitorimin e zbatimit të masave në sektorin e gastronomisë.
Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë agjenci, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke monitoruar zbatimin e masave.
“Është mirë që qytetarët dhe bizneset kanë zbatuar masat dhe kjo ka çuar deri te rënia e numrit të rasteve. Ne si autoritet jemi duke vazhduar inspektimet. Me datën 7 tetor, janë bërë 413 inspektime, aty janë shqiptuar 14 gjoba për persona fizikë dhe 13 gjoba për persona juridikë”, thotë Thaçi.
Transporti publik, i cili çdo herë ka bërë një respektim strikt të masave, me rënien e numrit të rasteve edhe aty shihet se nuk ka respektim në nivelin e duhur.
Aty ndalohet hyrja pa maskë dhe lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të ulëseve.
Në mesin e organeve kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore është edhe Policia e Kosovës. Zyrtarët policorë, të cilët janë parë gjithandej në kohën kur numri i rasteve ishte i lartë, tani nuk shihen duke inspektuar shumë.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ata thonë se aktivitetet dhe patrullimet policore janë duke vazhduar.
“Vetëm në 24 orëshin e fundit (08.10) janë shqiptuar 430 gjoba apo kundërvajtje bazuar në ligj, për shkelësit e Ligjit anti-COVID-19”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.
Për moszbatimin e masave, personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara, dënohet me gjobë prej 500 deri në 2000 mijë euro.
Kërkohet lirim i masave
Masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Kosovë, mund të jenë në fuqi edhe për dy javët e ardhshme, siç ka njoftuar Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), pas një takimi me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sipas AKK-së do të mbesin në fuqi, sidomos tani që ka nisur shkolla dhe fushata për zgjedhjet lokale më 17 tetor.
Kryetarët e komunave kanë kërkuar që të shikohet mundësia e heqjes së kufizimit të lëvizjes, që nis nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ministria e Shëndetësisë, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me atë se a do të ketë lehtësim të masave dhe a do të shqyrtohen kërkesat e bizneseve.
Me rënien e numrit të rasteve me koronavirus, ka shënuar rënie edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Nëse në ditët kur numri i rasteve me koronavrius ishte i lartë dhe deri në 20 mijë qytetarë vaksinoheshin, të premten më 8 tetor, numri i vaksinave të administruara ka qenë 12.005.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...