Lajme

Epidemiologia kosovare rrëfen përballjen me koronavirus dhe pasojat

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 02 May 2021

Epidemiologia, Dafina Gexha-Bunjaku, ka rrëfyer kohën kur së bashku me familjen e saj ishin të prekur nga COVID-19 dhe momentet e vështira të përballjes me simptomat, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se së bashku me vajzën, bashkëshortin dhe nënën e saj ishin të prekur me COVID-19 ku dy të fundit ishin të shtrirë në Infektivë për shkak të gjendjes së rënduar.

“Në muajin nëntor u rritën rastet pozitive dhe të vdekjeve. Që nga momenti kur një person i familjes rezultoi pozitiv, jemi karantinuar si familje. Isha në gjendje të punoja edhe nga shtëpia, ishte një javë e lehtë. Ashtu si në literaturë dhe në përvojën e njerëzve, kishim shumëllojshmëri të simptomave. Pjesa më e vështirë është java e dytë e sëmundjes. Në ditën e 9-të të infeksionit është ballafaquar me mungesë e frymëmarrjes dhe kollitje të pandërprerë. Kishte marrë terapinë, por e keqja e këtij virusi është që s’ka trajtim specifik”, ka thënë Gexha-Bunjaku për KTV-në.

-Advertisement-

Sipas saj, koronavirusi padyshim që ekziston, e që është dinak dhe përpos që shkakton vdekje, te disa pacientë mund të lë pasoja për një kohë të gjatë.

“Vazhdojmë të kemi disa simptoma, si te nëna, kemi një lodhje të vazhdueshme. Më kryesorja është se simptomat kanë qenë të qarta. Virusi është dinak, tinëzar, ekziston, përpos që shkakton vdekje, po lë pasoja për një kohë të gjatë”, shtoi ajo.

Marrë parasysh punën që bën si epidemiologe, ajo tha se nga korriku i 2020-ës, kanë punuar pa asnjë ditë pushim, duke u dalur në ndihmë qytetarëve që kanë kërkuar trajtim për shkak të simptomave të COVID-19.

Ajo ka shtuar se viti 2020 do trajtohet si viti më tragjik në mbarë njerëzimin pasi që është “gjenerata e parë e gjallë që po ballafaqohet me një pandemi të tillë globale.

“Vaksina është zbulimi më i madh i vitit 2020. Ajo është masa parandaluese më e mirë ndaj koronavirusit. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta marrin vaksinën anti-COVID, për eliminim të virusit dhe mbrojtje të popullatës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera